Koronavirusi rrezik global, shënohet viktima e tretë jashtë Kinës

1
628
koronavirusi, viktime, kine

E gjithë bota flet për rrezikun e madh të quajtur koronvirus, ndërkohë që numri i viktimave vijon të rritet me ritme të frikshme.

Ajo që shqetëson më shumë opinionin publik është përhapja e virusit përtej Kinës, me frikën e madhe se koronavirusi mund të bëhet një kërcënim real globlal.

Ditën e sotme është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi jashtë Kinës.

Ngjarja ka ndodhur në Japoni dhe lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë, e cila ka konfirmuar kështu vdekjen e parë për shkak të virusit në fjalë.

Viktima, ishte një grua rreth 80-vjeçare, e cila jetonte në një zonë që kufizohet me Tokion.

Dy viktimat e para jashtë territorit kinez u regjistruan në Hong-Kong dhe Filipine.

Deri më tani koronavirsui ka vrarë mbi 1350, ndërsa janë prekur më shumë se 60 mijë qytetarë.