Studentja shqiptare në Kinë, del përgjigjja për koronavirusin. A do të kthehet në Shqipëri?

0
556
silva doci, studentja shqiptare ne kine, koronavirus, infektohet

Ka përfunduar periudha e qëndrimit në ambientet e izolimit për studenten shqiptare Silva Doçi, e cila prej 14 ditësh gjendet në Turqi.

Mësohet se Silva ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme për koronavirusin dhe faatmirësisht ka rezultuar negative.

Ajo pritet të kthehet në Shqipëri sapo mjekët turq të japin autorizimin. Silva jetonte në Wuhan, qytetin ku ndodhet numri më i lartë i të prekurve nga koronavirusi. Kjo është arsyeja përse proccedurat për kthimin e saj kanë qenë të vështira.

Studentja Silva Doçi u evakua përmes një avioni ushtarak.

Nga virusi i rrezikshëm në Kinë janë prekur edhe bluzat e bardha dhe në vend ka mungesë stafi mjekësor.

Lexo edhe: Koronavirusi rrezik global, shënohet viktima e tretë jashtë Kinës