Rita Ora sapo na tregoi se ka kryer një operacion të dhimbshëm/ VIDEO

0
958
RITA ORA, operacion, bajame

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka njoftuar gjithë ndjekësit e saj në Instagram për një ndërhyrje të cilës i është nësnshtruar dy javë më parë.

Bëhet fjalë për një operacion për heqjen e bajameve dhe gjithçka ka përfunduar me sukses për këngëtaren.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”, shkruan Rita në postimin e saj.

Këngëtares i nevojitet kohë për të pushuar dhe ende nuk ka njoftuar nëse do të riktheht me ndonjë projekt të ri në tregun muzikor.