Shqipëria dërgon 30 mjekë për të ndihmuar Italinë

0
665
shqiperia dergon mjeke ne itali, koronavirus, covid 19

Tridhjetë mjekë e infermierë shqiptarë do të arrijnë pasditen e sotme në Itali për të ndihmuar vendin fqinj në krizën e koronavirusit.

“Fax News” raporton se mjekët do të shkojnë në Bergamo, qyteti më i prekur nga koronavirusi, ku do të transferohen.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria. Sipas burimeve, Kryeministri Rama tha se “nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe foli për ndihma sepse “shqiptarët e duan Italinë”.

Ndërkohë, Italia njoftoi 919 vdekje të reja nga koronavirusi, numri më i lartë i viktimave që çdo vend ka raportuar në 24 orë nga fillimi i shpërthimit të epidemisë në fund të vitit të kaluar.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur si rezultat i COVID-19 në Itali tani është 9,134. Numri i rasteve gjithashtu vazhdon të rritet, duke shkuar më shumë se 86,000.