Shkaqet më të shpeshta të marramendjes dhe humbjes së ekuilibrit

0
2289
shkaqet e marramendjes dhe humbjes se ekuilibrit

Marramendja ose humbja e ekiulibrit mund të ndodhë për arsye të ndryshme që nga faktorët e jashtëm dëmtues, deri tek problemet e brendshme shëndetësore. Marramendja mund të shoqërohet gjithashtu me gjendje të fikti. Këputjet e papritura të trupit, mungesa e energjive bëjnë që edhe shikimi dhe ekuilibri të ndikohen negativisht.

Arsyet më të shpeshta përse mund të humbni ekuilibrin ose të keni marrje mendsh:

Dehidratimi, i cili ndodh kur nuk keni pirë mjaftueshëm ujë.

Gjakderdhja mund të vijë si pasojë e problemeve me gastritin apo tretjen.

Ankthi apo stresi shkakton shumë presion në trupin tuaj duke bërë që të humbisni energji dhe lëngje.

Problemet kardiovaskulare mund të shkaktojnë gjithashtu humbje të ekuilibrit.

Disa sëmundje të sistemit nervor janë të lidhura direkt me humbjen e ekuilibrit.

Konsumimi i alkoolit dhe duhanit ndikojnë negativisht në sistemin nervor dhe një ndër pasojat mund të jetë marramendja.

Nëse pas një episodi të marramendjes apo humbjes së ekuilibrit keni këto simptoma, duhet të drejtoheni te mjeku për të përjashtuar ndonjë problem më të rëndë shëndetësor:

  • Mpirje e disa zonave të trupit;
  • Vështirësi në shikim;
  • Dobësim ose dridhje të muskujve