Rrëfehet 17 vjeçarja: Më drogonin dhe kërcënonin për motrat, nuk isha e përgjegjshme për veprimet e mia

0
937

17-vjeçarja nga Fushë-Kruja, e cila është shfrytëzuar seksualisht për muaj me radhë, ka folur sot për televizionin “News 24”.

Ajo tregon se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, si dhe është kërcënuar se do t’i trafikonin motrat nëse nuk i bindet urdhrit të tutorëve.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.

Ndërsa i ati i vajzës kërkon mbrojtje nga shteti për gjithë familjen pasi pasi mëngjesin e sotëm në banesën e tyre është hedhur lëndë plasëse e llojit tritol.

“Shteti të më mbrojë familjen. Një prej personave të shpallur në kërkim më hodhi tritol te shtëpia. Ndihem i kërcënuar. Dua që shteti të më mbrojë jetën e fëmijëve se me bukë i mbaj vetë. Kanë frikë të rrinë në shtëpi. Vajzën ma kanë torturuar për muaj të tërë. Shteti të bëjë drejtësi”,- bën thirrje ai.