6 shenjat e atakut kardiak, që asnjë grua nuk duhet t’i injorojë

0
373

 

Goditjet në zemër, që njihen ndryshe si atak kardiak, janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme. Kjo sëmundje ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit duke ngritur alarmin në shumicën e shoqërive moderne. Më poshtë,  janë 6 simptomat e atakut kardiak, që asnjë femër nuk duhet të injorojë në përditshmërinë e saj :

  1. Dhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe krahë

Përgjithësisht, simptomat e para të atakut kardiak janë shtrëngimet në kraharor ose në krahun e majtë, por jo më pak të rëndësishme janë dhimbjet në shpinë, nofull dhe qafë. Dhimbja mund t’ju shfaqet papritur dhe bëhet gjithmonë e më e fortë. Në qoftë se zgjoheni në mes të natës me dhimbje të tilla, është mirë të lajmëroni menjëherë mjekun ose të shkoni në spital.

  1. Dhimbje e fortë në stomak

Dhimbja therëse në zonën abdominale, përreth stomakut, nuk është vetëm simptomë e helmimit apo ndonjë ftohjeje të mundshme. Kur dhimbja bëhet më e fortë se zakonisht, aq sa ju duket sikur ju lë pa frymë, duhet të tregoheni të kujdesshme dhe të mos e neglizhoni pasi mund të jeni duke kaluar një goditje në zemër.

  1. Djersë të ftohta

Sipas mjekëve, djerësët e ftohta që ju përsëriten brenda intervaleve të shpeshta kohore, janë një simptomë e fshehtë e atakut kardiak tek femrat.

  1. Gulçim gjatë frymëmarrjes dhe marramendje

Marramendja, e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje, të cilat ngjasojnë me gulçimin pas një maratone, janë një tjetër simptomë e atakut kardiak, që nuk duhet injoruar.

  1. Lodhje e vazhdueshme

Lodhja e vazhdueshme, pamundësia për të qëndruar në këmbë ose për të lëvizur nga një cep i dhomës në tjetrin, mund të paralajmërojë probleme serioze të shëndetit kardiovaskular.

  1. Shtrëngim në kraharor

Në qoftë se ndjeni shtrëngim në krahahor, therje të bezdisshme në gjoks apo rritje të temperaturës trupore që ngjan me djegien duhet të ndërhyni menjëherë pasi mund të pësoni atak kardiak.