Koronavirusi përhapet edhe përmes jashtëqitjes, ja pse duhet të lani shumë mirë duart

0
808
koronavirus, jashteqitja, perhapja e infeksioneve, larja e duarve

Kur shpërthimi i koronavirusit u përhap për herë të parë në dhjetor 2019, studiuesit u përpoqën të fillojnë studimin e virusit vdekjeprurës me shpresën për të kuptuar se si funksionon dhe si mund të zhduket. Tani, studiuesit kinezë pretendojnë se kanë bërë një përparim të madh në të kuptuarit se si përhapet virusi – dhe pse është kaq infektiv.

Sipas hulumtimeve të reja nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC), rastet e konfirmuara të koronavirusit të ri (aka, COVID-19) kanë virus të gjallë në monstrat e jashtëqitjes. Kjo do të thotë, përveç përhapjes përmes kontaktit të ngushtë me sekrecionet e frymëmarrjes të pacientëve (aka, pikat e prodhuara nga kollitja ose teshtitja), COVID-19 mund të transmetohet edhe përmes një rruge fekale-orale.

Në thelb, COVID-19 mund të kalojë nga një person te tjetri “nëse një person i infektuar nuk i lan duart siç duhet pasi ka shkuar në tualet”, thonë ekspertët.

Në përgjithësi, këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin pse COVID-19 duket se po përhapet kaq shpejt – veçanërisht në situatat kur njerëzit janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin. “Ky virus ka shumë rrugë transmetimi, të cilat pjesërisht mund të shpjegojnë transmetimin e tij të fortë dhe shpejtësinë e shpejtë të transmetimit,” shpjegon raporti i CCDC.

Dhe nga pikëpamja e shëndetit publik, studiuesit shpjegojnë se gjetjet e tyre kanë “rëndësi të madhe për shëndetin publik” – kështu që duke praktikuar higjienë të duhur, sëmundja ka një shans më të mirë për t’u mbajtur larg.