Frutat janë element shumë i rëndësishëm i një dietë të shëndetshme e të balancuar. Ato përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibra. Shkencëtarët sugjerojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike.
Por disa prej tyre përmbajnë më syumë kalori se të tjerat e për rrjedhojë ndikojnë në shtimin në peshë. Ky mund të duket lajm i keq për ata që janë në luftë me kilogramët e tepërt, megjithatë nuk duhet të shqetësoheni. Mjafton të tregoni kujdes me sasinë.
Frutat që përmbajnë më shumë kalori:
Banane
Një banane përmban 121 kalori, sasi të konsiderueshme të vitaminës C dhe kaliumit.
Hurmat e Arabisë
100 gramë hurma Arabie përmbajnë 277 kalori si dhe janë burim shumë i mirë i fibrave.
Avokadot
Një avokado e vetme përmban 322 kalori. Është gjithashtu e pasur me ndyra të pangopura që bëjnë mirë për shëndetin e zemrës, si dhe me fibra që ndihmojnë tretjen.
Kumbullat e thata
Një filxhan me kumbulla të thata përmban 418 kalori.
Fiqtë
Pesë kokrra fiq të vegjël sigurojnë 150 kalori, si dhe kanë prërmbajtje të lartë të vitaminës K dhe magnezit. Por, mos harroni që duke qenë shumë të ëmbël ata kanë sasi të lartë sheqeri.
Rrushi i thatë
Një filxhan me rrush të thatë përmban 429 kalori, krahasuar me të njëjtën sasi të rrushit të freskët që përmban 62 kalori.




