E pabesueshme, 6-vjeçari bën 3270 pompa për dy orë

0
591

Një 6-vjeçar nga Rusia, Ibrahim Lyanov nga rajoni Novy Redant, theu rekordin botëror duke bërë 3.270 pompa vetëm në dy orë.

Megjithatë Ibrahimi nuk u ndal me 3.270 pompa që ishte rekordi i vendosur në Rusi. Por djali vazhdoi duke arritur në total 4.445 pompaszh.

Ai fitoi një apartament  për familjen e tij si edhe hyri në Librin e Rekordeve Ruse.

Ibrahim nuk është i pari që e fiton këtë çmim falë këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

Vitin e kaluar, një djalë pesëvjeçar fitoi një veturë të tipit Mercedes të ri pasi ai arriti të bëjë 4,105 pompa, gjithashtu pa u ndalur.