Thonjtë nuk janë vetëm një tregues estetik, por ata thonë shumë për shëndetin tuaj, paërpara se ju të ndjeni simptoma të problemeve të ndryshme.
Ekzistojnë disa shenja që shfaqen tek thonjtë, të cilat tregojnë se cfarë problemesh shëndetësore mund të keni:
Thonj të thatë që thyhen
Keni nevojë për më shumë ujë, sepse jeni të dehidratuar.
Thonj me vija të zeza
Mund të jetë shenjë paralajmëruese e melanomës, një lloj serioz i kancerit të lëkurës. Nuk ka arsye për t’u alarmuar, mjafton një konsultë me dermatologun.
Thonj të butë
Keni nevojë të shtoni proteina në dietën tuaj.
Shenja të bardha
Mund të shkaktohen nga manikyri i tepërt ose probleme me menstruacionet.
Thonj të verdhë
Mund të shkaktohet nga duhanpirja por, nëse vini re se janë të trashë dhe rriten ndagalë, mund të jetë sëmundje e mushkërive ose artriti reumatoid.
Thonj në formë luge
Kjo është një shenjë që tregon se nuk merrni hekur mjaftueshëm. Por mund të lidhet edhe me ndonjë sëmundje në stomak, kështu që mund të bëni analizat për tu siguruar.




