Të gjithë i mendojmë lëngjet e frutave si një alternativë më të shëndetshme ndaj pijeve të tjera, por sipas një studimi të fundit, konsumimi i shumë lëngjeve të frutave mund të rrisë rrezikun e kancerit.

Sipas këtij hulumtimi, të kryer në Francë me  101,257 të rritur të shëndetshëm, lidhja mes kancerit dhe lëngjeve të frutave, i atribuohet sheqerit.

Sipas studiuesve, lëngjet e frutave treguan të njëjtën lidhje me kancerin si pijet me gaz, por agjencitë e shëndetit publik thonë se lëngjet e frutave janë pak më të mira, sepse ato përmbajnë disa vitamina dhe pak fibra.

“Ideja nuk është të shmangim ushqimet, por të balancojmë ato që konsumojmë”, tha Dr Mathilde Touvier, i cili udhëhoqi studimin.