JLo dhe Maluma, të preferuarit e të gjitha vajzave dhe djemve bëhen bashkë në një film. Së shpejti dy personazhet e njohur do t’i shohim në komedinë romantike “Marry Me”.
Komedia e cila pritet të nisë xhirimet shumë shpejt, do ketë në qendër një yll të pop-it, e cila pak para se të martohet më të fejuarin e saj (Maluma) zbulon se ai e ka tradhtuar me asistenten.
Pikërisht në këtë moment jeta e saj (JLo) ndryshon plotësisht dhe ajo martohet me një mësues matematike, të cilin e zgjedh rastësisht. Më në fund adhuruesit e dy këngëtarëve do kenë fatin të shohin një film shumë argëtues me yjet e skenës botërore.




