Janë ndarë apo jo? Çifti publikon foton romantike

0
934

Çifti Inva Mula dhe Hetem Ramadani prej disa javësh përfliten për një divorc mes tyre. Asnjë prej të dyve nuk e ka pohuar as përgënjeshtruar lajmin, por herë pas herë kanë “ngacmuar” publikun me fotot e postuara me njër-tjetrin.

Por, sot sporanoja ka shuar dyshimet për ndarje përmes një fotografie shumë romantike me bashkëshortin e saj. Mbrëmjen e djeshme Mula ka qenë e pranishme në koncertin për fondacionin Gjelosh Gjokaj dhe sigurisht aty nuk ka munguar as Hetemi.

Në fund të koncertit ata të dy kanë bërë një fotografi së bashku, ku duken të dashuruar si asnjëherë tjetër.