71% e grave janë të pakënaqura me gjinjtë e tyre, kjo dëmton shëndetin e përgjithshëm

0
756
madhesia e gjirit, trupi

Imazhi i trupit mund të jetë një temë delikate dhe e ndërlikuar për t’u diskutuar — por një studim i ri mbi gratë dhe pëlqimin e gjirit të tyre ka zbuluar se në të vërtetë mund të ndikojë në shëndetin tuaj.

Studimi, i cili u botua në revistën Body Image, analizoi të dhëna nga 18.541 gra në 40 vende të ndryshme që iu përgjigjën pyetjeve si pjesë e një Sondazhi të Pëlqimit të Madhësisë së Gjirit (BSSS) në lidhje me atq që ishte madhësia e tyre ideale të gjirit, si ndjeheshin për gjinjtë e tyre dhe shëndeti i përgjithshëm i gjirit. Sondazhi përdori më shumë se 100 ekspertë ndërkombëtarë dhe pretendon se është studimi më i madh ndër-kulturor që është kryer ndonjëherë për imazhin e trupit.

Pas analizimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se gati 71% e grave ishin të pakënaqura me madhësinë e gjinjve të tyre. Disa — 48% thanë se donin gjinj më të mëdhenj, ndërsa 23% thanë se dëshirojnë që gjinjtë e tyre të ishin më të vegjël. Vetëm 29% e grave thanë se ishin të kënaqura me madhësinë e gjirit të tyre.

Një studim rreth perceptimit të gjirit mund të duket si i rastësishëm, por në të vërtetë shkon më thellë sesa ato që mendojnë gratë për gjinjtë e tyre, thotë autori kryesor Viren Swami, PhD, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin Anglia Ruskin në Mbretërinë e Bashkuar. “Gjetjet tona janë të rëndësishme sepse ato tregojnë se shumica e grave në të gjithë botën mund të jenë të pakënaqura me madhësinë e gjinjve të tyre,” thotë ai. “Ky është një shqetësim serioz për shëndetin publik sepse ka implikime të rëndësishme për mirëqenien fizike dhe psikologjike të grave.”

Pozitiviteti i ulët në lidhje me gjirin mund të tregojë edhe çështje të tjera negative të trupit për gratë. “Gratë që ishin më të pakënaqura me madhësinë e gjirit të tyre kishin më shumë gjasa të kishin vetëvlerësim dhe lumturi të ulët, si dhe imazh më negativ të trupit në përgjithësi,” thekson Dr. Sëami.

Studimi i doktor Swamit gjithashtu vuri në dukje se gratë që nuk ishin të kënaqura me madhësinë e gjinjve të tyre kishin më pak të ngjarë të bënin vetë-kontrolle të gjirit.

Në përgjithësi, Swami rekomandon që gratë të përpiqen të shohin gjinjtë e tyre për ato që janë – pjesë të rëndësishme të trupit të tyre. “Bazuar në gjetjet tona, ne i nxisim gratë të përqëndrohen më shumë në funksionalitetin e gjinjve të tyre – të marrin në konsideratë dhe vlerësojnë funksionet që mund të kryejnë gjinjtë – e jo në estetikën e tyre,” thotë ai.