Perdet e dushit më të pista se tualeti, mënyra e duhur për t’i pastruar

0
1224
perde e dushit, higjiene, mikrobe

Edhe nëse mendoni se shtëpia juaj është më e pastra rreth e qark, ka të ngjarë një vend që po harroni të pastroni: perden e dushit.

Studimet kanë treguar se perdja që vendosim në dush përmban 60% më shumë baktere se ulësja e tualetit tuaj.

Fatmirësisht, ka disa këshilla të thjeshta për pastrimin dhe zëvendësimin e perdes tuaj të dushit, jo vetëm që do t’ju kursejnë kohë, por gjithashtu mund t’ju kursejnë para, ndërsa mbani banjën tuaj të pastër.

Si të lani perdet tuaja të dushit në lavatriçe

Aaroni, një blogere e mban pastër tualetin duke hequr perden e saj të dushit nga unazat dhe duke e futur atë në lavatriçe në një proces të rregullt larjeje një herë në muaj.

“Futeni atë në lavatriçe me një gjysmë gote sodë buke dhe një peshqir ose dy,” thotë ajo. “Soda e bukës do të shkatërrojë papastërtitë dhe peshqirët do ta fshijnë atë ndërsa rrotullohet.”  Në përfundim të larjes, shtoni një gotë uthull, për t’u siguruar që të gjitha mikrobet janë zhdukur.

Si të pastroni perdet tuaja të dushit pa një makinë larëse

Guida Gjeorgji Dixon dhe Angela Bell of Grove rekomandojnë përdorimin e një spraji ditor për të ndihmuar në mirëmbajtjen e perdes suaj për më gjatë. Nëse vini re se nga fundi perdja ka krijuar një shtresë, aplikoni sprajin dhe lëreni pak aty pastaj lajeni.

Sa shpesh duhet të lani perden e dushit?

“Larja e perdes mund të shtohet në listën tuaj të detyrave mujore,” thonë Dixon dhe Bell, pra mjafton larja njëherë në muaj.

Si ta kuptoni kur është koha për të hedhur perden?

Koha për të hedhur perden është atëherë kur edhe pas larjes, ju dalloni ende shenja myku.

Në vend të perdes keni derë dushi?

Ajo është gjithashtu e shpejtë dhe e lehtë për tu pastruar, por kërkon pak mundim: Shtoni disa pika uthull të distiluar në një filxhan sodë buke dhe përzieni të bëni një paste të trashë. Aplikojeni atë në derë dhe lëreni për një orë. Pastaj përdorni një leckë mikrofibër për ta fërkuar. Pasi të keni shpëlarë pastën, thajeni derën duke përdorur një leckë të thatë mikrofibër.