Apeli i mjekut infeksionit Pëllub Pipero: Po nuk qëndruat në shtëpi do të bëhemi si Italia

0
734
pellumb pipero per covid 19, koronavirus
pellumb pipero per covid 19, koronavirus

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë u regjistrua numri më i lartë i të prekurve me koronavirus, me 13 raste të reja. Aktualisht numri total i të prekurve është 79 persona.

Referuar këtyre shifrave, mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për “Neës24” u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat.

Matematikisht ai thotë se pas një rasti të konfirmuar fshihen 10-15 raste të panjohura, prandaj kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

“Pas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 apo 15 raste të tjera. Në këtë situatë pandemie dhe shtimit të rasteve të prekura iu kërkojmë qytetarëve të jenë mirëkuptues dhe të ndjekin udhëzimet e qeverisë. Ne mjekët shohim vetëm majën e ajsbergut, ndërkohë që ISHP ndjek rastet e kontaktit, ne mjekojmë rastet që na vijnë. Java që nis është decizive për të parë edhe numrat edhe për të parë efektshmërinë e masva të marra. E përsëris, nga ky virus askush nuk është i paprekshëm, pavarësisht se dikush ka apo nuk ka komplikacione. Numri i rasteve është dyfishur në një ditë, pra sa më shumë të mos zbatojmë masat aq më shumë shtohen të prekurit. Minimalisht të qëndrojnë në shtëpi është shumë pak për të fituar shumë jetë njerëzish. Nesër do të jetë shumë vonë. Nesër i afrohemi një hap më shumë skenarit italian, por nëse qytetarët nuk na dëgjojnë, nuk kam c’tju them më pastaj: Zoti na ruajtët”, thotë mjeku.

Nga totali i rasteve të konfirmuara në vendin tonë, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra.  Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është e tillë:

  • Tiranë 63 persona;
  • Durrës 6 persona;
  • Lushnje 2 persona;
  • Elbasan 2 persona;
  • Fier 8 persona;
  • Rrogozhinë 2 persona;
  • Kavajë 3 persona;
  • Korçë 3 persona.