Një nga më të bukurat e pasarelave, Xhesika Berberi e “qan” bakllavanë

0
921
xhesika berberi, rudina, bakllava
xhesika berberi, rudina, bakllava

Një nga vajzat më të bukura të fushës së modelingut, jo vetëm shqiptar por edhe ndërkombëtar, modelja Xhesika Berberi ishte sot në një lidhje skype në programin “Rudina”.

Ajo tregoi për mënyrën e përjetimit të kësaj situate pandemie dhe tha se është shpërngulur në shtëpinë private të mikeshës së saj. Apartamenti i modeles është në katin e 34-t e për këtë arsye, për të shmangur përdorimin e ashensorit dhe rrezikun e infektimit, Xhesika zgjodhi këtë si mënurën më të mirë për t’u mbrojtur.

Argëtimin në këto ditë izolimi, modelja bukuroshe e ka gjetur te një nga pasionet e saj më të mëdha: gatimi. Ndoshta shumë pak do ta besojnë, por Xhesika mund të gatuajë shumë mirë recet tradicionale shqiptare, madje edhe bakllavanë. Kjo e habiti pamasë moderatoren Rudina Magjistari dhe me siguri gjithë teleshikuesit e saj.