E trishtë, përcillet në banesën e fundit e vetme 72-vjeçarja/ VIDEO

0
612
varroset e vetme 72 vjecarja, viktima e koronavirusit, koronavirus
varroset e vetme 72 vjecarja, viktima e koronavirusit, koronavirus

Është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit Leonora Mocka, 72 vjeçarja që humbi jetën 2 ditë më parë nga koronavirusi.

Ndonëse ajo jetonte në një fshat të Vlorës, trupi i saj është tërhequr nga familjarët në Fier, ku është bërë edhe varrimi i saj.

Nga videoja e publikuar nga “Ballkanweb” shihet se ajo është përcjellë e vetem për në banesën e fundit, pasi në këtë mënyrë parandalohet përhapja e koronavirusit.

Burime për “Ballkanweb” kanë bërë me dije se ajo jetonte vetëm me bashkëshortin, i cili për fat të mirë nuk ishte infektuar.

Mësohet se gjatë periudhës së dimrit, të moshuarit jetonin në Itali dhe 3 javë më parë ishin kthyer në Shqipëri.