Dobitë e farave të rrushit për veshkat dhe mëlçinë

0
819
vaji i farave te rrushit, rrush, veshka, melci

Shumë prej nesh zgjedhim që kur hamë rrush, farat e tij t’i flakim si diçka e padobishme pa i ditur vlerat e tyre. Këto fara, bazuar në studimet më moderne shkencore, rezultojnë si të shkëlqyera në pastrimin e organizmit nga mbetjet dëmtuese dhe metalet e rënda.

Të pasura me Omega 6 dhe 9

Farat e rrushit aktivizojnë qarkullimin jetësor në shtresat e poshtme të lëkurës. Ky qarkullim shumë i rëndësishëm rivitalizon dhe ndihmon për të parandaluar plakjen e shpejtë të vetë lëkurës. Ato rigjenerojnë qelizat e lëkurës dhe hidratimin e saj.

Vaji esencial i farave të rrushit është gjithashtu i njohur për efektet e dobishme kundër kolesterolit të keq.

Mjekët e këshillojnë të përdoret edhe nga personat që vuajnë nga prania e gurëve të mëlçisë, probleme të fshikëzës urinare madje edhe ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Lëngu i rrushit ofron efekte kurative për probleme si bronkiti kronik, azma bronkiale, si dhe në përgjithësi për krejt sëmundjet e mushkërive.