Pesë ushqimet që duhet të hanë gratë çdo ditë

0
859
ushqimet qe duhet te hane grate

Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme për të gjithë, por në këtë artikull do të listojmë disa nga ushqimet që janë shumë të mira për gratë.

Pesë ushqimet që duhet të hanë gratë çdo ditë:

Arrat duke qenë se ju ngopin shpejt, mbajnë nën kontroll peshën e trupit. Ato njihen gjithashtu si antidepresiv natyral. Një grusht arra në ditë do të ishte ideale t’i konsumonit. Gjithashtu mund t’i shtoni në sallata të ndryshme.

Turshitë janë shumë të pasura me probiotikë qëndihmojnë në balancimin e baktereve të zorrëve. Ato kanë fuqi të luftojnë infeksionet dhe të mbrojnë traktin urinar. Veprojnë gjithashtu edhe si  medikamente natyrale kundër dhimbjeve të stomakut, barkut apo diarresë.

Perimet me ngjyrë jeshile si spinaqi apo lakrat janë të pasura me fibra, folate, kalcium, magnez, vitaminë A dhe E. Këto janë shumë të rëndësishme për shëndetin e grave.

Bajamet ashtu si dhe arrat sigurojnë sasinë e nevojshme të fibrave, ju sigurojnë ngopje dhe mbajnë nën kontroll peshën trupore.

Frutat e thata njihen për vetitë e tyre kundër plakjes dhe për gratë ky është një problem shqetësues. Ato këshillohen veçanërisht për gratë të cilat janë në prag të menopauzës apo ato që vuajnë nga osteoporoza sepse mbrojnë shëndetin e kockave.