Ç’do të ndodhë me autobusët të hënën, merret vendimi përfundimtar

0
654
transporti urban, urbanet, autobuset, nderpritet qarkullimi i autobuseve

Shoqata e transportit urban paralajmëroi se nisur nga dita e hënë, asnjë urban nuk dotë qarkullonte në Tiranë, por ky vendim është anuluar dhe shërbimi do të vijojë të funksionojë të hënën e çdo ditë në vijim.

Autobusët do të jenë në shërbim të qytetarëve edhe ditën e hënë e në vazhdim.

Për shkak të masave të marra nga pandemia e koronavirusit, autobusët kanë lëvizur me vetëm 30% të kapacitetit të tyre, duke mos sjellë asnjë të ardhur për kompanitë në fjalë dhe kjo ishte arsyeja e vendimit të dy ditëve më parë.