Situatë e rëndë në vend, rihapet Covid 2

0
700
Spitali Shefqet Ndroqi, covid 2, covid 19, koronavirus

Duke nisur nga dita e hënë, do të fillojnë përgatitjet për rihapjen e spitalit Covid 2, pra spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili do të nisë të zbrazet, pasi situata paraqitet e rëndë. Ky vendim u mor pas rritjes së numrit të rasteve pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, mësohet se të sëmurët kronikë që duhet të trajtohen te “Shefqet Ndroqi” do zhvendosen te ish-Kirurgjia në QSUT.

Më herët, spitali “Shefqet Ndroqi” i njohur edhe si Sanatoriumi, u bë spitali Covid 2, por me rënien e numrit të personave të infektuar me Covid-19 u rikthye ne funksionet e tij.