Katër viktima në 24 orët e fundit, ja numri i rasteve pozitivë me Covid-19

0
742
situata covid 19 ne 24 oret e fundit

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me Covid-19 4 qytetarë. Bëhet fjalë për dy 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana.

Edhe në spitalin Infektiv gjendja vijon të paraqitet e rënduar, pasi në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

Aktualisht janë 72 pacientë të shtruar, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.