Trajtimi efektiv kundër celulitit, e bëni në shtëpi

0
921
furce per trajtim kunder celulitit

Përveç shumë përdorimeve të tjera, furça mund të jetë shumë efektive edhe për të luftuar celulitin, armikun e të gjitha vajzave dhe grave. Madje, trajtimi me furçë të thatë është ndër të preferuarit edhe të personazheve të famshëm.

Dermatologët shpjegojnë se trajtimi me furçë të thatë ndihmon në stimulimin e drenazhit limfatik dhe duke pakësuar inflamacionin e përforcuar indet lidhëse, gjë që e bën celulitin më pak të dukshëm.

Megjithatë bëni kujdes që ky trajtim në lëkurë të thatë të mos ju kthehet me efekt të kundërt, veçanrëisht për vajzat dhe zonjat që kanë lëkurë të ndjeshme dhe irritohet shpejt.

Kini kujdes që furçat të kenë fije natyrale, mundësisht prej derri të egër dhe përdorini me kujdes që të mos keni shenja të kuqe në përfundim të trajtimit.

Nëse po, kjo tregon se trajtimi ka qenë shumë agresiv për lëkurën.

Pas trajtimit me furçë të thatë, lajeni trupin me një shampo të përshtatshme për ju dhe përdorni krem hidratues.