Doni të shtoni peshë? Frutat që përmbajnë më shumë kalori

0
839
fruta me shume kalori

Frutat janë element shumë i rëndësishëm i një dietë të shëndetshme e të balancuar. Ato përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibra. Shkencëtarët sugjerojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike.

Por disa prej tyre përmbajnë më syumë kalori se të tjerat e për rrjedhojë ndikojnë në shtimin në peshë. Ky mund të duket lajm i keq për ata që janë në luftë me kilogramët e tepërt, megjithatë nuk duhet të shqetësoheni. Mjafton të tregoni kujdes me sasinë.

Frutat që përmbajnë më shumë kalori:

Banane

Një banane përmban 121 kalori, sasi të konsiderueshme të vitaminës C dhe kaliumit.

Hurmat e Arabisë

100 gramë hurma Arabie përmbajnë 277 kalori si dhe janë burim shumë i mirë i fibrave.

Avokadot

Një avokado e vetme përmban 322 kalori. Është gjithashtu e pasur me ndyra të pangopura që  bëjnë mirë për shëndetin e zemrës, si dhe me fibra që ndihmojnë tretjen.

Kumbullat e thata

Një filxhan me kumbulla të thata përmban 418 kalori.

Fiqtë

Pesë kokrra fiq të vegjël sigurojnë 150 kalori, si dhe kanë prërmbajtje të lartë të vitaminës K dhe magnezit. Por, mos harroni që duke qenë shumë të ëmbël ata kanë sasi të lartë sheqeri.

Rrushi i thatë 

Një filxhan me rrush të thatë përmban 429 kalori, krahasuar me të njëjtën sasi të rrushit të freskët që përmban 62 kalori.