Si të përgatisim shurup shege?

0
1489

Lëngu i shegës është shumë i shijshëm dhe plot vlera, por ai gjithashtu mund të shndërrrohet në shurup, i cili do t’u japë më shumë shije gatimeve tuaja.

Ky shurup mund të kombinohet më së miri me disa lloje sallatash si dhe mund të përdoret për marinimin e mishit e peshkut.

Përbërësit:

•4 filxhanë çaji lëng shege;
•2 filxhanë çaji sheqer;
•një limoni mesatar

Përgatitja:

1. Së pari duhet të shtrydhni shegët, prej të cilave duhet të përftoni një sasi prej katër filxhanësh çaji lëng. Për këtë sasi lëngu nevojiten rreth 6-7 kokrra shege.
2. Hidheni lëngun në një tenxhere, vëreni në zjarr të lartë e më pas shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit.
3. Kur lëngu të marrë valë, uleni zjarrin në nivel mesatar dhe lëreni shurupin të ziejë afërsisht një orë pa kapak.
4. Për të shmangur ngjitjen në fund të tenxheres, herë pas herë trazojeni lëngun me lugë druri.
5. Kur lëngu të jetë trashur e të ketë marrë trajtën e një shurupi, hiqeni nga zjarri e lëreni të ftohet për gjysmë ore.
6. Futeni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer për gjashtë muaj.
7. Herë pas here përziejeni me lugë druri që të pengoni ngjitjen e sheqerit në fund të tenxheres.
8. Kur lëngu të trashet mjaftueshëm, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 30 minuta.
9. Shurupin futeni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer për deri në 6 muaj.

Mund ta përdorni në receta të ndryshme shurupin, gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore.