Si ndikon stresi në shëndetin e syve?

0
1496

Pasojat negative të stresit në shëndetin tonë, tashmë njihen dhe janë vërtetuar vazhdimisht nga studime të ndryshme shkencore.

Shkencëtarët e Institutit Të Psikologjisë Mjekësore në Gjermani kanë kryer një hulumtim së fundmi, sipas të cilit ka rezultuar se stresi ka ndikim negativ veçanërisht në shëndetin e syve e për pasojë në shikimin tonë.

Sipas tyre stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular. Në vazhdimësi, stresi prek shëndetin e trurit dhe syve duke shkaktuar përfundimisht edhe humbjen e plotë të shikimit.

Pasojat që shkakton stresi tek sytë

Në shumicën e rasteve, problemet që shkakton stresi tek sytë janë të përkohshme.

Simptomat që shfaqen:

• Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës;
• Lagështi e tepërt tek sytë;
• Përtharje e tepërt tek sytë;
• Humbje e shikimit periferik;
• Kontraktime të syve;
• Shikim i mjegulluar
• Shfaqje e pikave gjatë përqendrimit ose shikimit normal.

 Nëse këto probleme vazhdojnë edhe pas përfundimit të një periudhe ose situate stresuese, atëherë këshillohet që të konsultoheni me një mjek okulist.