Arti shqiptar në zi, koronavirusi i merr jetën Koço Devoles

0
1470

Ka ndërruar jetë në moshën 75- vjeçare artisti i dashur për shqiptarët Koço Devole. I prekur nga koronavirusi, aktori i humorit nuk ia ka dalë të fitojë betejën e vështirë.

Ai gjendej në spital prej disa ditësh dhe pas kërkesave për të shkuar pranë familjes, në datën 31 tetor doli nga Infektivi. Por, siç edhe ka treguar i biri në një intërvistë, gjendja e tij u përkeqësua dhe ishte e pamundur të kujdeseshin për të në shtëpi.

Për shkak të vështirësive në frymëmarrje, ai u fut edhe në intubim dhe për fat të keq nuk e fitoi dot këtë betejë.