Farmacistja jep këshilla mbi kujdesin e lëkurës në stinën e verës

0
49

Farmacistja Brunilda Hoxha, ka folur për kujdesin ndaj lëkurës para dhe pas pushimeve.

“Ne duhet të kujdesemi gjatë gjithë kohës, por tani pas sezonit të plazhit, kanë probleme me hiperpigmentimin, me shfaqen e qukave më të errëta, me shfaqjen e njollave. Një problematikë tjetër ka qenë edhe tharja e lëkurës ose shfaqja e njollave të bardha. Mund të jenë ekspozuar për një kohë të gjatë dhe krijohen edhe depigmentime që janë si njolla të bardha.

Pjesa e hiperpigmentimeve, duhet vazhduar akoma pjesa e mbrojtjes nga dielli, pra të mos mendojmë që mbaruam plazhin dhe nuk do lyhemi më me kremin e diellit. Duhet vazhduar dhe përdorimi i një rutine me disa ingridientë që na ndihmojnë me hiperpigmentimin. Ato janë psh: një krem me vitaminë c, krem me antiksiodantë me vitaminë E, janë edhe disa ingridientë natyrale që ndimojnë në zbardhjen e lëkurës dhe janë: Likoriçe, vitamina C dhe Zinku”, tha farmacistja.