Plakja është një proces normal, natyral që i ndodh njeriut dhe është e pamundur të evitohet gjatë kalimit të viteve. Por, mënyra jonë e jetesës, praktikat e përditshme, ushqimi, gjëra të vogla që i bëjmë ditë pas dite si pjesë të rutinës sonë, mudn të ndikojnë pozitivisht në ngadalësimin e këtij procesi.
Disa nga gabimet që shkaktojnë plakje të parakohshme:
Konsumi i mishit: Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime e për pasojë marrin më pak antioksidantë dhe vlera ushqyese të domosdoshme.
Ëmbëlsirat dhe pijet me gaz: Këto dy element në dietën tonë shkatërrojnë proteinat që e bëjnë lëkurën të duket më e shëndetshme.
Qëndrimi pasiv: Nëse qëndroni disa orë rresht ulur (qoftë edhe për shkak të punës) rreziku për vdekje të parakohshme rritet me 60%. Për të ulur me 40% këtë rrezik, këshillohet të ecni të paktën një orë në ditë.
Mungesa e gjumit: Gjumi është thelbësor për një shëndet të mirë e një lëkurë që duket e bukur. Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.
Mungesa e konsumit të peshkut: Peshqit përmbajnë sasi të larta të acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin. Mungesa e tyre reflektohet në pamjen tuaj si dhe në jetëgjatësi.
Rrezet ultrvjollcë të diellit: Qëndrimi pa mbrojtje në oraret kur dielli është shumë i fortë sjell plakje të lëkurës dhe në rastin më të keq edhe kancerin e saj.




