Ju ndodh shpesh që blini banane dhe, para se të arrini t’i hani, ato marrin ngjyrë të kafenjtë dhe kalben?
Megjithatë, ekziston një zgjidhje që do t’ua zgjasë jetën bananeve.
Bananet kalben nëse lihen shumë gjatë në temperaturën e dhomës ose vendosen në ballkon ku ekspozohen ndaj ndryshimeve të mëdha të temperaturës.
Kalbja mund të parandalohet me një truk të thjeshtë – duke i mbështjellë bananet me folie dhe duke i ruajtur në frigorifer.
Është edhe më efektive të mbështillni çdo banane veçmas së bashku me kërcellin, duke zgjatur kështu jetëgjatësinë e tyre me rreth shtatë ditë.




