Vetitë kuruese të vajit të ullirit me dafinë

0
981
dafine me vaj ulliri

Bima e dafinës njihet për vetitë e saj jo vetëm si përbërësës recetash në kuzhinë, por edhe për përfitimet që sjell në organizëm si një shërues natyral për shumë problem shëndetësore.

Gjethet e dafinës janë efektive kundër dhimbjeve, qetësojnë sistemin nervor, stimulojnë djersitjen si dhe forcojnë sistemin imunitar.

Përgatitja e vajit të ullirit me gjethe dafine:

Copëtoni dhe shtypni 60 gramë gjethe dafine, vendosini në një kavanoz qelqi dhe shtoni vaj ulliri derisa t’i mbuloni. Mbylleni fort kavanozin dhe lëreni në në vend të errët e të dfreskët për dy javë. Herë pas here, tundini që përbërësit të përzihen mirë me njëri-tjetrin.

Pas 14 ditësh, mund ta hapni e të kulloni lëngun e përftuar. Këtë vaj me veti të jashtëzakonshme shëruese mund ta mbani në shishe qelqi dhe ta ruani në një vend të ftohtë, ku të mos ketë dritë.

Përdorimet e vajit të ullirit me dafinë:

  • fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin;
  • aplikojeni në dy anët e kokës për të lehtësuar dhimbjet e forta;
  • konsumojeni për të trajtuar ulçerën.
  • pini një lugë esëll për problemet e mëlçisë dhe oreksit për 30 ditë rresht;
  • vaji mund ta përdoret edhe si locion për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza.