33 raste të shëruara me Covid-19

0
769
te sheruar nga covid 19, koronavirus

Ditën e sotme janë shënuar 11 raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 197.

Mes 79 testeve të kryer, 11 kanë rezultuar pozitivë.

inistria e Shëndetësisë bëri me dije në deklaratën e saj se ka pasur 79 të dyshuar me COVID-19, mes të cilëve vetëm 11 kanë rezultuar pozitivë.

Megjithatë, lajmi i mirë ishte se mes të infektuarve, janë shëruar plot 33 persona, të cilët tashmë kanë lënë edhe spitalin.

Një prej të shëruarve është edhe e ëma e vajzës së parë shqiptare që pranoi se ishte e infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.