Vdes 27-vjeçari nga Covid-19 në Britani, 10 ditë më pare u bë baba

0
713
vdes i riu ne britani, koronavirus, covid 19
vdes i riu ne britani, koronavirus, covid 19

Ashtu si e gjithë bota, edhe Britania e Madhe është po përballet me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit. Numri i viktimave është rritur ndjeshëm duke shkuar në 1019 dhe mes tyre është edhe një i ri 27-vjeçar.

Thomas Davies ndërroi jetë në shtëpinë e tij dhe sipas familjarëve nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Për mediat e huaja, e ëma e Thomas ka treguar se ai pasi rezultoi pozitiv u izolua në shtëpi dhe gjendja shëndetësore ishte stabël.

Por, ditën e premte ai u gjet i vdekur nga partnerja e tij, pasi kishte pasur një komplikim.

Ai ndërroi jetë 1 javë pasi pati simptomat e para të COVID-19, si kolla e thatë apo temperatura.

Historia e tij i ka prekur të gjithë, pasi 10 ditë më parë Davies ishte bërë baba për herë të dytë.

Për fat të mirë familja e tij nuk është infektuar dhe vogëlushi gëzon shëndet të plotë.