Vajza e ekranit, Luana Vjollca që ishim mësuar të gjithë ta shihnim në lëvizje është mbyllur prej ditësh dhe herë pas here ndan në rrjetet sociale momente nga jeta e përditshme.
Ditën e sotme ajo ka provuar të bëjë byrek për herë të parë dhe hapat i ka publikuar në Instagram.
Mes tyre bie në sy hapja e petës, e cila është në formën e hartës së Shqipërisë.
Pak ditë më parë, Luana tha se në këto ditë izolimi e kishte marrë shumë malli për të ëmën dhe të motrën.





