“Shqipëri të kam dh***ë” reagon e revoltuar Dojna Mema

0
870

Pas ngjarjes publikimit të ngjarjes së bujshme të përdhunimit të 15-vjeçares në Tiranë, moderatorja Dojna Mema ka reaguar më tonalitet të ashpër në llogarinë e saj në Instagram.

Me shprehjen e njohur të Konicës, “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë”, Dojna ka shprehur gjithë revoltën e saj për ngjarjet kriminale që kemi dëgjuar së fundmi lidhur me abuzimet ndaj të miturve.

Duke qenë një temë shumë delikate dhe ende e paprekshme në shumë grupe e shtresa shoqërore, ndodh gjithashtu që viktimat e këtij fenomeni, të fajësohen më argumente absurde si komentet mbi veshjet e tyre.

Në një postim të dytë, Dojna ka reaguar edhe për këtë çështje, duke ironizuar të gjithë ata që gjykojnë nga pozitat e tyre të rehatshme.

“Askush nuk pyet çfarë kishte veshur përdhunuesi im”!- shkruhet në postimin e dytë të moderatores.

65 vjeçari është arrestuar tashmë në akuzën e “dhunës seksuale me të mitur” dhe bashkë me të janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë, të katërt të dyshuar se kanë abuzuar me të miturën.