Në një intervistë për revistën Who, moderatorja Jonida Vokshi ka rrëfyer disa detaje mjaft të ëmbla për shtatzëninë e saj. Bukuroshja nga Tirana dhe bashkëshorti nga Kosova Besnik Krapi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, të një vajze.
Mes shumë detajesh të tjera, ajo rrëfen lumturinë e madhe që përjetuan kur mësuan gjininë e bebit dhe e kanë pyetur katër herë mjeken për t’u siguruar.
Një tjetër moment i bukur ka qenë ai kur Jonida i ka dhënë Besnikut lajmin e shtatzënisë, veçanërisht për mënyrën e gjetur prej saj:
“Besniku ishte në një ndeshje futbolli në stadium në Prishtinë. Unë në Tiranë. I shkruajta: “Kujdes zemër, mos pi shumë birra e sillu mirë tani, se ke me u bo baba” dhe pastaj kam lexuar sms nga Besniku të tipit: “A e ke seriozisht? Nëse është humor dije që është shumë pa lidhje e i rëndë. Jonida e ke me të vërtetë?”, e gjëra të kësaj natyre, këto sa doli jashtë stadiumit e më mori në telefon. Kur e konfirmoi që nuk ishte shaka, e la lojën përgjysmë, nuk hyri më brenda e ka fluturuar në gjithë Prishtinën prej gëzimit (qesh)”.
Si në çdo çift tjetër, mes tyre kanë nisur debater e para se kujt do t’i ngjajë vajza, por Jonida thotë se ende nuk ka krijuar një shëmbëllim të qartë se si do të jetë e bija, megjithatë padurimi për t’i parë fytyrën është i madh.




