Sado bukur të jeni veshur, mjafton një detaj i pakëndshëm për të prishur imazhin tuaj. Të gjithë prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë njollën që lë antidjersa në rroba. Ka disa truke për t’i hequr këto njolla.
Trajtoni paraprakisht njollat
Nëse njolla ka mbetur në rrobën tuaj prej disa ditësh, është mirë që të aplikoni detergjent rrobash mbi njollë, ta lini përreth 30 minuta dhe më pas ta vendosni nën ujë të nxehtë me presion më pas lajeni si normalisht .
Shqyrtoni materialin
Nëse materiali i rrobës është i leshtë, deve apo diçka e ngjashme, ndiqni të njëjtat hapa, vetëm se si fillim uji duhet të jetë i vakët dhe më pas ta lani me dorë.
Mos harroni truket për këmisha të bardha
Për njollat e verdha në këmishat e bardha, krijoni një përzierje të 1/2 gotë peroksid hidrogjeni, dy lugë sode buke, një lugë çaji detergjent rrobash dhe një çerek filxhan ujë. Pasi të keni aplikuar përzierjen në rrobat tuaja, lëreni të veprojë për disa orë para se ta hidhni në larje.
Mos përdorni ujë për të hequr njollën në nxitim e sipër
Nëse jeni duke dalë nga dera, mos përdorni sfungjer me ujë. Ekspertët thonë se i njëjti material si veshja juaj do t’ju ndihmojë të pastroni njollat e bardha të deodorantit pa ujë. Kujt ia merrte mendja?!
Ndryshoni deodorantin tuaj
Alumini në deodorant, kur përzihet me mikrobin bakterial në sqetullat tuaja shkakton zverdhjen. Për këtë arsye këshillohet përdorimi i deodroantëve pa alumin.




