Ndër dhimbjet më të sikletshme që mund të përjetojmë janë ato të muskujve e gjymtyrëve. Përveç trajtimit me kremëra e medikalmente sipas mjekësisë tradicionale, mund të përdorni edhe kura të rekomanduara nga mjekësia popullore.
Një ndër to është përzierja e mjaltit, xhinxherit dhe kanellës.
Përbërësit:
– 1 lugë gjelle xhinxher i grirë
– 1 gotë ujë
– 1 majë luge kanellë
– 2 lugë çaji mjaltë
Përgatitja
Ziejmë ujin dhe pasi e fikim shtojmë xhinxherin dhe kanellën dhe e mbulojmë me kapak. Pas 10 minutash shtojmë edhe mjaltin. Mund të konsumoni dy lugë çaji çdo ditë nga ky lëng. Vazhdojeni kurën derisa dhimbjet t’ju largohen.




