Receta në kushte shtëpie që largon dhimbjet e muskujve

0
716
receta ne kushte shtepie, xhinxher, mjalte, kanelle, dhimbje muskulare

Ndër dhimbjet më të sikletshme që mund të përjetojmë janë ato të  muskujve e gjymtyrëve. Përveç trajtimit me kremëra e medikalmente sipas mjekësisë tradicionale, mund të përdorni edhe kura të rekomanduara nga mjekësia popullore.

Një ndër to është përzierja e mjaltit, xhinxherit dhe kanellës.

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle xhinxher i grirë
– 1 gotë ujë
– 1 majë luge kanellë
– 2 lugë çaji mjaltë

Përgatitja

Ziejmë ujin dhe pasi e fikim shtojmë xhinxherin dhe kanellën dhe e mbulojmë me kapak. Pas 10 minutash shtojmë edhe mjaltin. Mund të konsumoni dy lugë çaji çdo ditë nga ky lëng. Vazhdojeni kurën derisa dhimbjet t’ju largohen.