Për një lëkurë të re edhe pasi të mbushni 40 vjeçe

0
800
te dukemi te reja pas 40, kujdesi per lekuren, lekure rinore

Me kalimin e viteve lëkura e humb elasticitetin dhe dukjen e saj rinore. Por nëse tregoni kujdesin e duhur, ju mund të vazhdoni të keni një pamje që nuk ua tregon vitet mbi supe.

Nëse bëni pjesë të rutinës suaj këto sjellje, lëkura do t’ju falënderojë dhe do t’ua shpërblejë me një pamje rinore edhe pas kalimit të viteve.

Pasrtimi në thellësi është thelbësor si fillimi i një rutine të shëndetshme për lëkurën tuaj. Largimi i papastërtive mundëson përthithjen më të mirë të do produkti tjetër që do të aplikoni në lëkurën tuaj. Pastrimi duhet bërë me larës dhe produkte që i përshtaten llojit të lëkurës suaj.

Hidratimi ose furnizimi me sasitë e duhura të ujit është jetësor për çdo funksion që kryen trupi jonë. Një organizëm i hidratuar do të jetë më i shëndetshëm së brendshmi dhe kjo do të reflektohet edhe në pamjen e jashtme. Këshillohet të pini rreth tetë gota ujë në ditë si dhe të konsumoni fruta e ushqime të tjera me përmbajtje të lartë të ujit. Për t’u hidratuar ka edhe kremra që kryejnë këtë funksion.

Mbrojtja nga dielli duhet të jetë gjithmonë pjesë e kujdesit tuaj, por sidomos pas të 40-ave kur lëkura bëhet gjithnjë e më e ndjeshme ndaj tij. Njollat e rrudhat fillojnë të shtohen prandaj shmangni ekspozimin në rrezatim të fortë dhe përdorni gjithmonë krem me factor mbrojtës, edhe në dimër dhe gjithashtu në ditët e vrenjtura. Mos harroni, dielli është gjithmonë prezent edhe nëse nuk duket i fortë.