Ngrënia e mëngjesit shumë e rëndësishme për aktivitetin e trurit

0
867
mengjes i shendetshem

Ekziston një shprehje që thotë se mëngjesi është mirë të hahet si mbret, dreka si princ e darka si i varfër. Kjo tregon se vetë populli e ka ditur prej kohësh atë që shkenca e ka afirmuar përmes studimeve: mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar se ngrënia e mëngjesit të pasur me proteina nxit shpërthimin e ndjesisë së shpërblimit. Me pak fjalë truri i njeriut e kupton që duke ngrënë mëngjesin do të shpërblehet më vonë gjatë ditës.

E kundërta ndodh me atë që nuk janë të rregullt në konsumin e vakteve, kanë nivele më të ulëta të dopaminës në tru.

Disa ushqime të pasura me proteina:

  • Kosi – 1 racion siguron 12-20 gramë proteina.
  • Fasulet;
  • Tërshëra;
  • Veza e zier;
  • Gjiza;
  • Bajamet.