A është ende e dashuruar me Dj Geek? Dafina Zeqiri përgjigjet publikisht

0
1118

Lidhja e fundit publike e këngëtares Dafina Zeqiri është ajo me Dj Geek. Pak kohë më parë ata vetë deklaruan publikisht ndarjen, por për herë të parë Dafina ka pohuar se vazhdon të jetë e dashuruar me të.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ndër të tjera u pyet nëse ishte e dashuruar.

“Jam ende pak e dashuruar se kam dashni shumë të madhe kështu që është ende këtu, brenda meje”, – pranoi Dafina, e cila shtoi se do dikur ka dashur të mos dashurojë kaq fort, si një mënyrë për të mbrojtur veten.

Megjithatë, tani që është më e pjekur, më e vetëdijshme për gjithë ndjesitë e saj thotë se do të dojë gjithmonë kaq fort, pasi dashuria dhe muzika janë gjërat më të mrekullueshme të jetës së saj.

Ndërkaq, me këtë deklaratë le të shpresojmë për një rikthim mes çiftit.