Situata në Spitalin Infektiv vazhdon të jetë shumë serioze, dhe gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë, duke e çuar në 97 numrin total të viktimave nga Covid-19.
Gjithashtu janë konfirmuar 96 raste pozitive nga 451 testimet e kryera në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetëisë, në Spitalin Infektiv ka shtrime të reja. Aktualisht ndodhen 90 pacientë të shtruar, 10 janë në terapi intensive, prej të cilëve 5 janë të intubuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.




