Cili është pozicioni më i mirë i gjumit për shëndetin dhe bukurinë?

0
915
pozicioni me i mire i gjumit

Ua kishte marrë ndonjëherë mendja se pozicioni në të cilin flini gjumë ndikon në shdnetin dhe pamjen tuaj fizike?

Lidhja mes poziconit të gjumit dhe shëndetit ka të bëjë që nga qarkullimi i gjakut, mirëqenia e kockave apo edhe dukja e lëkurës suaj. Një pozicion  gjumi i papaërshtatshëm mund të ndikojë në plakjen e lëkurës, duke shtuar rrudhat e saj.

Por cili është pozicioni më i mirë i gjumit për përfitime maksimale?

Ekspertët shpjegojnë se të flesh me shpinën mbështetur dhe ftytrën lart mund të sjellë një sërë benefitesh në shëndet.

Lëkura

Ky pozicion parandalon rrudhat në fytyrë, pasi siguron shpërndarje të njëtrajtshme të lëngjevve dhe gjakut, duke furnizuar të gjitha poret me oksigjen të mjaftueshëm.

Qarkullim i mirë i gjakut

Fjetja “përmbys” ose në pozicion anësor mund të pengojë rrjedhën e lirshme të gjakut. Nëse gjaku nuk qarkullon lirshëm, do të keni pasoja të dukshme në fytyrë si për shembull sytë e nxirë.

Parandalon dhimbjet e trupit

Fjetja në shpinë gjithashtu mund të ju ndalojë dhimbjen e trupit pasi zgjoheni nga gjumi. Kjo ndodh sepse pozicioni anësor i gjumit i bën muskujt e trupit të shtypen dhe të mos jenë të relaksuar.