Koronavirusi po përhap panik të madh në botë. Epidemia ka ardhur deri në Itali, ndërsa Shqipëria po merr masat e nevojshme për të parandaluar virusin.
Ndërkohë që më shunë se 2700 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi dhe mbi 80 mije janë të infektuar, ende po punohet për vaksinën që do të luftojë virusin agresiv.
Për këtë vaksinë, SHBA ka premtuar 1 miliard dollarë. Gjithashtu, 1.5 miliard dollarë të tjera do të jepen për pajisjet e duhura mjekësore.
Autoritetet në Korenë e Jugut do të testojnë rreth 200 mijë anëtarë në një kishë ku dyshohet se ka pasur raste me koronavirus, ndërsa në Japoni qytetarët po punojnë nga shtëpia ose me orë të shkurtuara, ndërsa hapja e shkollave do të shtyhet edhe për një muaj.




