Adrola Dushi në lidhje me politikanin nga Kosova?

0
1177

Prej disa kohësh, flitet se bukuroshja shqiptare Adrola Dushi është në një romancë të re, të cilën ka preferuar të mos e bëjë publike.

Megjithatë, “Magazina.al” shkruan se në fakt identiteti i mashkullit që Adrola ka tashmë në krah është zbuluar.

Bëhet fjalë për kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

Burime të afërta pranë çiftit kanë treguar për “Magazina.al” se Adrola është shpërngulur tashmë në Prishtinë dhe se dyshja është parë shpesh së bashku në publik.

Modelja shqiptare ende nuk ka reaguar për këto lajme, ndërsa pak kohë më parë e pyetur në një emision për një lidhje të mundshme me një shqiptar të Kosovës, Adrola tha se kudo flitet për bashkim komëtar dhe ajo po kontribuon në mënyrën e saj.