Tërmet i fuqishëm në Kroaci, humb jetën adoleshenti

0
665
termeti ne kroaci

Një tërmet i fuqishëm, me magnituë 5.3 Rihter ka goditur Kroacinë mëngjesin e sotëm.

Epiqendra e tërmetit ishte në Kasina 7 kilometra në veri të Zagrebit ndërsa raportohet për një viktimë, një 15-vjeçar si dhe disa të plagosur, ndërsa dëmet materiale llogariten të jenë shumë të konsiderueshmepër të mos folur për dëmet e mëdha materiale.

Referuar mediave vendase ka pasur ndërtesa të dëmtuara, makina të shkatërruara nën rrënojat e ndërtesave dhe rrugë të bllokuara. Gjithashtu ka pasur të paktën 2 pasgoditje, ndonëse në përmasa më të vogla, më e madhja me magnitudë 4.9 Rihter.

Spitali Rebro ka pësuar disa dëmtime dhe u raportuan disa vatra zjarri, por fatmirësisht pa pasoja tragjike. Dëme ka konsiderueshme ka pasur edhe një nga katedralet më të famshme në Zagreb. Katedralja u rindërtua pasi u shemb në tërmetin e vitit 1880.

Tërmeti u ndje edhe në Bosnje Hercegovinë, Hungari, Slovveni dhe Austri dhe sipas mediave është ndër më të fuqishmit që është ndjerë ndonjë herë në vend.

Ndërkohë, aktualisht Kroacia është një ndër shtetet që po lufton kundër përhapjes së koronavirusit, ku deri më tani janë konfirmuar pozitiv 206 persona dhe një viktimë.